E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi, 4 ndeshje, 4 gola me RapidPër Salihin ky ishte goli i tij i gjashtë në Bundesligën austriake, duke llogaritur edhe dy gola me ish-skuadrën e tij, SV Ried.

Publikoje ne:

Hamdi Salihi shënoi golin e katërt në fitoren 4-0 të Rapid Wien kundër SC Magna Wr. Neustadt. Për sulmuesin shkodran ky është goli i katërt në po aq takime me fanellën e Rapid Wien, duke barazuar kështu shokët e ekipit Stefan Hoffman (4 gola në 9 ndeshje) dhe Nikica Jelaviç (4 gola në 9 ndeshje).

Për Salihin ky ishte goli i tij i gjashtë në Bundesligën austriake, duke llogaritur edhe dy gola me ish-skuadrën e tij, SV Ried. 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, me 6 gola në total, renditet si golashënuesi i katërt më i mirë në Austri. Roman Wallner i Lask Linz kryeson me 9 gola.


  E Hene, 05 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›