Salihi, edhe i sëmurë shënon gol“Ishte një fitore e rëndësishme dhe një gol i rëndësishëm. Shpresoj të vazhdoj kështu akoma”, -tha pas ndeshjes Salihi për faqen austriake Laola1.at

Hamdi Salihi e nisi sezonin në mënyrë spektakolare kampionatin austriak, duke shënuar një gol me vlerë trepikësh në fitoren 1-0 të SV Ried kundër kampionëve të Austrisë, Red Bull Salzburg, të vlefshme për javën e dytë të Bundesligës 1.
Shkodrani shënoi në minutën e 88-të me kokë, edhe pse ishte i sëmurë. “Kranker Salihi köpft den Meister k.o.”- “I sëmuri Salihi rrëzon me kokë kampionët”, ishte titulli ne faqen austriake Laola1.at.
Leksa ekzekutoi një goditje të lirë, dhe aty zëvendësuesi Salihi fitoi një duel ajror duke shënuar golin me kokë. Salihi hyri në lojë në minutën e 73-të në vend të Muder.
Sezoni e kaluar sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi 14 gola, ndërkohë që u ngjit në kuotën e 33 golave në 78 ndeshje me fanellën e SV Ried.
“Ishte një fitore e rëndësishme dhe një gol i rëndësishëm. Shpresoj të vazhdoj kështu akoma”, -tha pas ndeshjes Salihi për faqen austriake Laola1.at
Ried pas dy javësh kryeson me pikë të plota, 6, teksa në javën e parë fitoi 1-0 në transfertën kundër Kapfenbergut.
E Shtune, 25 Korrik 2009