E Hënë, 2 Nëntor 2026

Salihi si nje helm me veprim te ngadalshem

Hamdi Salihi eshte si nje helm me veprim te ngadalshem por efekti i tij eshte vdekjeprures per cdo mbrojtje. Ky eshte konkluzioni i nje shkrimi te publikuar ne gazeten me te madhe austriake Die Presse pas pokerit historik te shqiptarit ne fitoren 5-0 te Rapidit te Vjenes kunder Lask Linzit. Trajneri Peter Pakult ndoshta eshte njeriu qe e njeh shume mire shqiptarin 26-vjecar madje me mire se ky i fundit njeh veten e tij shkruan Volfang Vidershtajn ne artikullin e tij per Die Presse. Edhe trajneri praktikonte dikur lojen ne kufirin e ofsajtit dhe godiste atehere kur nuk e priste askush. Salihi vepron si helm me veprim te ngadalshem qe mund te jete vdekjeprures per cdo mbrojtje. Ai eshte nje sulmues i vertete zone qe ka qejf te punoje aty dhe qe padyshim jep dicka. Kunder Laskut hunda e tij nuk e zhgenjeu kater here thuhet ne artikull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›