Saliu dhe këmisha e Ahmetit
Tani që po tunden fort,
Gjithë themelitë e shtetit,
Sala po na tund përditë,
Mender flamurin e mbretit!
Do përmes referendumit,
Me gjithë këlyshët e vet,
Të kthejë kohën e majmunit,
Dhe ta shpalli veten mbret!
Çtë të them more Berishë,
Je bërë gallatë e miletit,
Kërkon të veshësh këmishë,
Sipas prerjes së Ahmetit!
Ti se kthen dot pas epokën,
Dhe me gjithë fiksimin tënd,
Këtu mbreti theu kokën,
Në 7 Prill tridhjetë e nëntë!
Ti lexoj nuk kuturis,
Historiano analistët,
mbreti ynë u arratis,
Nuk e ndoqën komunistët!
Po të kish veshur opingat,
Ashtu siç ishte betuar,
Histori e Shqipërisë,
Ndofta ndryshe do qe shkruar!
U arratis derdimeni,
Iku fshehur si një lepur,
Gjer edhe qindarkën e fundit,
Nuk e la këtu pa rrjepur!
Ai ka mëkate shumë,
Në gjithë ditët e pushtetit,
Nuk ia lan dot asnjë lumë,
As dhe ujërat e gjithë detit!
Mbret nuk bëhesh tak e fak,
Kollaj sngjizet gjak i mbretit,
Çne që kishte atë gjak,
Katundar i Burgajetit?!
Skemi pse të rrimë në ethe,
Skemi pse të bëjmë gërnjë,
Mbreti u këput si gjethe,
Se këtu nuk kishte rrënjë!
Me gjithë gallatat e Salës,
këtu ska më mbretëri,
Vel të zi mi hodhi fjalës,
Republikani Sabri!
Dikur me Ali Pashanë,
Mbi të gjithë ai shkëlqente,
Një ditë zie për Shkrimtarin,
Domosdo që do tia vlente!
