E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: Forcojmë kapacitetet laboratorike për sigurinë fitosanitare

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) po vijon punën për forcimin e kapaciteteve laboratorike në diagnostikimin e dëmtuesve të bimëve, në funksion të rritjes së sigurisë fitosanitare dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur sot se, me mbështetjen e UNIDO, Qeverisë së Zvicrës dhe ekspertëve ndërkombëtarë, specialistët shqiptarë po trajnohen në validimin e metodave diagnostikuese për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Sipas ministrit Salla, këto procese synojnë mbrojtjen e prodhimit bujqësor, rritjen e sigurisë së kulturave bujqësore dhe forcimin e sigurisë ushqimore në vend.

Përmes rritjes së kapaciteteve teknike dhe laboratorike, synohet gjithashtu rritja e besueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare të sigurisë fitosanitare.

/ m.m /a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›