E Enjte, 5 Nëntor 2026

Salman Rushdie në gjendje kritike/ Autori i “Vargjeve Satanike” u sulmua me thikë në Nju Jork

Autori i “vargje satanike” Salman Rushdie, po lufton me vdekjen teksa u godit të paktën 8 herë me thikë gjatë një eventi në Nju York.

Salman Rushdie u sulmua nga një 24-vjeçar i cili u arrestua nga policia. Shkrimtari 75-vjeçar ndodhet në frymëmarrje me oksigjen dhe rrezikon të humbase syrin.

Rushdie është përballur me kërcënime jete për shkak të librit të cilësuar si blasfemi nga Irani i cili vendosi dhe një shpërblim për vrasjen e tij.

Rushdie është shkrimtar mjaft i njohur. Në vitin 1981 romani i tij “Fëmijët e Mesnatës” fitoi çmimin “Booker”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›