E Diel, 1 Nëntor 2026

Samanta Nuk me duhet pasuria perpara dashurise se vertete

Pjese e skenave te muzikes shqiptare qe prej moshes 14-vjecare kengetarja Samanta Karavella eshte kthyer ne nje nga personazhet me te dashura te muzikes. E konsideruar gjate pjesemarrjes se saj ne edicionin e dyte te talent-shoet Ethet e se premtes mbrema si nje Lolite Samanta e vogel duket se eshte zevendesuar nga nje kengetare te talentuar dhe profesioniste. Ajo ka qendruar prane publikut me hite te tilla si Ste mbaj dot peng duke u identifikuar me stilin e embel te baladave por pa lene menjane edhe dinamiken e muzikes RampB. Ne nje interviste per suplementin ThasheThem Samanta rrefen planet per te ardhmen projektet e aferta per nje klip te cilin ajo e cileson si krejt te ndryshem nga te tjeret. Gjithashtu kengetarja shprehet edhe per preferencat e saj dhe kohen e lire.

Keni bere me dije permes faqes tuaj ne rrjetin social Facebook se se shpejti do te lanconi nje klip te ri cfare mund te na thoni per te

Po eshte e vertete se shpejti do te sjell nje klip te ri per publikun. Kenga do te jete ne anglisht dhe titullohet All I need

Kush eshte marre me realizimin e saj

Produksioni i saj eshte realizuar nga Kledi Bahiti.

Keni filluar xhirimet e tij

Jone fakt nuk i kam nisur ende xhirime por pritet qe te fillojne keto dite. Besoj se ne fund te muajit Mars apo ne fillim te Prillit klipi do te jete lancuar.

Mund te na zbuloni ndonje detaj per permbajtjen e tij

Subjekti i tij ka te beje me paraqitjen e jetes se nje vajze te pasur per te cilen nuk ka asnje vlere pasuria ne qofte se nuk ka dashurine e vertete.

Do te jete nje tjeter balade nga ju

Jo ne fakt kete here do te eksperimentoj me dicka ndryshe nje miksim midis rrymes rock dhe ritmeve te RampB. Di te them qe do te jete mjaft ritmike. Nje tjeter vecanti eshte se kenga nis me rimte ballkanase nje tendence kjo qe uroj te pelqehet si dhe te kete impakt tek publiku.

Po persa i perket lookut tuaj ne klip cfare keni menduar

Looku do te jete i pershtatur me moshen time dhe pa ekzagjerime te metejshme.

Eventi muzikor i Top Festit ka disa dite qe ka nisur. Do te jeni ju pjese e tij ne kete edicion

Jo kete vit nuk do te jem pjese e Top Festit pasi jam shfaqur per kater vite me kenge te cilat jane pelqyer nga publiku. Pavaresisht se nuk kam qene ne finale kane qene te klikuara dhe Top Fest mbetet gjithnje nje mundesi e mire per te promovuar veten.Megjithate ne kete periudhe do te dedikohem me shume klipeve si dhe singellve te rinj ne menyre qe te jem gjithnje prane publikut.

Eumlshte ne planet tuaja ndonje album i mundshem

Te them te drejten nuk dua ende te nxitoj per pjesen e e albumit. Mendoj ti perkushtohem me shume kengeve singell. Albumi nuk ben pjese ne planet e mia te aferta.

Perfshihen ne planet tuaja bashkepunime me kengetare te tjere

Padyshim qe po.Megjithate per momentin nuk kam emra konkrete per persona te mundshem bashkepunimi por do te kisha deshire me kengetare kosovare pasi deshiroj te lancohem me shume ne Kosove. Gjithashtu ne qofte se do te me jepej mundesia per bashkepunim me ndonje kengetar te njohur ballkanas pse jo.

Cila mendoni se eshte kenga juaj me e pelqyer nga publiku

Nga klikimet ne You Tube si dhe neper koncerte shoh qe kenga Le te jete ka patur mjaft impakt. Por nuk mund te le pa permendur baladen Ste mbaj dot peng te kompozuar nga Pirro Cako.

Pervec muzikes ne cilat fusha shfaq interes Samanta

Per momentin jam diplomuar per gjuhen spanjolle si dhe kam nisur studimet master ne Universitetin Europian te Tiranes per degen Marredhenie me Publikun.

Perse kjo zgjedhje persa i perket studimeve master

Kam zgjedhur Marredhenie me Publikun pasi e shoh si nje mundesi mjaft te te mire punesimi perpos profesionit si kengetare.

Cmund te na thoni ne lidhje me jeten tuaj private

Jeta private ecen mjaft qetesisht pa ndonje ndryshim ne vecanti.

Cili eshte personi me i afert me te cilin Samanta keshillohet

Me te gjithe nga pak por ajo qe me mbush dhe me keshillon gjithnje eshte ime me.

Personi me kritik ndaj jush

Mund te them se kritikuesi me i mire i imi eshte babai.

Ke konsideroni si personin me te afert i cili iu keshillon per lookun apo performancat tuaja

Sigurisht shoqeria ime pasi gjithmone me keshillojne ne menyre qe te prezantohem sa me mire por konsulenten me te afert kam motren.

Si e kalon Samanta diten

Zakonisht paraditeve takohem me miqte si dhe mbyll takime apo angazhime pune me pas pasditja me gjen ne shkolle ndersa darkave pergjithesisht fundjavave me koncerte si branda ashtu edhe jashte vendit.

Po persa i perket kohes se lire

Ne momentin qe vendos te pushoj e kaloj kohen me shoqerine jashte Tiranes.Por sigurisht qe me pelqen te frekuentoj kinemate dhe teatrot si dhe te lexoj libra. Libri i fundit te cilin po lexoj eshte Koha qe do te doja te Fabio Volos.

Shume nga kengetaret per te arritur format e deshiruara sakrifikojne ne ushqimin e tyre. Po ju cfare marredhenie keni me te

Nuk kam probleme apo veshtiresi me ushqimin pasi metabolizmi im e ka me te lehte te dobesohet sesa te shendoshet . qesh

Se fundmi cfare mund te na thoni per projektet e tjera qe keni

Ne fakt kam ndermend qe gjate stines se veres te lancoj edhe nje klip te ri. Megjithate kam disa materiale ne dore dhe ende nuk kam vendosur me cfare zhaneri apo dicka tjeter me te cilin do te paraqitem per momentin eshte vetem nje projekt
Xh/ Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›