E Diel, 1 Nëntor 2026

Samarxhiç: Qeveria po përdor BE-në si justifikim për politikat ndaj Kosovës

Beograd- Kreu i grupit kuvendor të Partisë Demokratike të Serbisë Slobodan Samarxhiç thotë se qeveria është duke përdorur një iluzion të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si një justifikim për politikën ndaj Kosovës.

“Jo vetëm që BE-ja po i kërkon Serbisë të njohë Kosovën por BE-ja s’mund të ofrojë shumë për Serbinë kur bëhet fjalë për përfitimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ne e kemi kritikuar tashmë atë politike të qeverisë së mëparshme dhe kjo për mua duhet të vazhdojë sepse qeveria vijon të ndjekë këtë politikë”,-i ka thënë Samarxhiç agjencisë së lajmeve Beta.

Ai ka shtuar se politika vazhdon me të njëjtin arsyetim se ajo është duke e bërë për hir të anëtarësimit të Serbisë në BE. Kur u pyet se përse qeveria e re vazhdon të përsërisë së kurrë s’do ta njohë Kosovën edhe pse zoti Daçiç tha më herët në një deklaratë se këto janë fjalë boshe zoti Samarxhiç tha se përmbajtja e deklatatës ishte alarmente sepse Serbisë nuk i është kërkuar zyrtarisht ta njohë Kosovën.

“Politikanët tanë janë duke u përpjekur për të shpjeguar qytetarëve se nuk ka asnjë problem, sepse ata (BE) janë duke thënë se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën”,- ka thënë ai. Ai theksoi gjithësesi se BE-ja po i bën presion Serbisë për të ruajtur një “kufi normal” mes Serbisë dhe Kosovës për të pranuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për çëshjen Kadrastale. Ai shtoi se Serbia është nën presion për të pranuar edhe krahinën jugore në takimet ndërkombëtare dhe rajonale dhe dialogun për emrin e Kosovës.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›