E Diel, 1 Nëntor 2026

Samit për Ukrainën në Paris, udhëheqësit e BE dhe Zelensky diskutojnë garancitë e sigurisë

Udhëheqësit evropianë dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky takohen sot në Paris që të rrisin presionin ndaj kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës.

Samiti pritet të drejtohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Diskutimet synojnë që të forcojnë planet për garancitë e sigurisë për Kievin  nëse arrihet një armëpushim, por edhe që liderët  të kenë një pamje më të qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Volodymyr Zelensky arriti një ditë më parë në Francë, ku u prit nga Macron.

“Ne evropianët jemi gati, që të ofrojmë garanci të sigurisë për Ukrainën dhe ukrainasit në ditën kur të nënshkruhet marrëveshja e paqes”, tha Macron.

Presidenti francez  tha se detajet e garancive janë “konfidenciale”, por “përgatitjet kanë përfunduar” gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të mbajtur më herët.

Udhëheqësit evropianë kanë qenë të rezervuar lidhur me natyrën e garancive, të cilat pritet të përfshijnë vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë, si dhe trajnime dhe mbështetje nga SHBA./vizionplus.tv 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›