E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti Ndërkombëtar i Drejtësisë në Stamboll, Gogu takon homologët e Turqisë dhe Gjeorgjisë

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi takime me homologun turk, Akın Gürlek, dhe ministrin e Drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia, në kuadër të Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.

Gogu bëri të ditur se në takime u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe mundësitë për thellimin e partneritetit institucional mes vendeve.

Ai vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe konstruktive si bazë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›