E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti “Rruga drejt BE-së”, Rama: Ishte e frytshëm, “urë” që afron Ballkanin me tregun e përbashkët evropian

Kryeministri Edi Rama e cilësoi samitin si një takim të frytshëm që përmes planit të ri të rritjes, Ballkani  Perëndimor po vijon të jetë gjithmonë e më afër drejt tregut të përbashkët evropian.

Gjatë konferencës për shtyp pas samitit, Rama deklaroi se takimi shërbeu për të bërë një bilanc për të vlerësuar rezultatet e nismave të përbashkëta dhe për të nënvizuar angazhimet e reja.

“Samitit për të bërë një bilanc të periudhës mes samiteve dhe rezultatet e nismave të përbashkëta dhe nënvizuar angazhimet e reja dhe për të ndjekur në mënyrë të detajuar kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtete e Ballkanit në raport me planin e ri të rritjes. Sot kemi mbyllur një takim të frytshëm me hapa konkret të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmuar se plani i ri i rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian”, tha Rama.

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha se sa më shumë vendet e rajonit përafrohen me tregun e BE-së dhe standardet e saj aq më shumë Ballkani do të përthithë investime të huaja.

“Sa më shumë të afroheni, aq më shumë përthithni investime”, tha Kos.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›