E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i BE-se per buxhetin do te zgjase

Vendet që mbështeten ndjeshëm në fondet e dhëna nga BE, përfshi Poloninë dhe fqinjët e saj ish-komunistë, duan që niveli aktual i shpenzimeve të ruhet sa ç’është ose të rritet.

Britania e Madhe dhe disa kontribues të tjerë të rëndësishëm thonë se duhen bërë shkurtime. Në rrezik janë 973 miliardë euro.

Bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë të premten, apo ndoshta edhe më gjatë.

Draft-buxheti, i njohur zyrtarisht si Kuadri Financiar Shumë-vjeçar (MFF), u hartua nga Presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, i cili bëri disa shkurtime nga plani origjinal i Komisionit Europian.

Franca ka si objektiv shkurtimet në agrikulturë, ndërsa vende të tjera në Europën Qendrore apo Lindore kundërshtojnë shkurtimet e shpenzimeve në kohezion, që nënkupton paratë e BE-së në ndihmë të përmirësimit të infrastrukturës së rajoneve të varfra.

Ato përbëjnë pikat më të rëndësishme të buxhetit. Plani i Van Rompuy parashikon 309,5 miliardë euro për kohezionin (32% të totalit të shpenzimeve) dhe 364,5 miliardë euro për agrikulturën (37,5%).

Buxheti i BE-së është një fraksion i vogël i asaj që qeveritë e 27 vendeve anëtare shpenzojnë në total.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›