Samiti i G8 dënon aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Zhvilluara, G8, kanë dënuar në termat më të fuqishëm të mundshëm aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut.
Në deklaratën e përbashkët, të lëshuar në Londër, ministrat i kanë bërë thirrje Phenjanit të përmbahet nga aktet e tjera provokuese dhe e kanë paralajmëruar për sanksione të reja nëse lëshon raketë të re.
Koreja e Veriut ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt, çfarë ka bërë që OKB-ja të forcojë sanksionet kundër saj. Në përgjigje, Phenjani ka kërcënuar me sulme bërthamore SHBA-në dhe me luftë Korenë e Jugut.
11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Samiti i G8 dënon aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email