Samiti i NATO-s, ministri Hasani: Riafirmuam angazhimin tonë për sigurinë kolektive në ruajtje e paqes

Në ditën e fundit të samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të aleancës Euroatlantike ka qenë prezent edhe kryeministri Rama.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka ndarë disa foto nga samiti i NATO-s, ku shprehet se angazhimi i Shqipërisë riafirmon sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën.
“Uashington, në samitin e NATO-s, në 75-vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Së bashku, për të riafirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, shkruan Hasani.
/rtsh.al/