E Martë, 3 Nëntor 2026

Samiti në Shkup, Kovaçevski: Plani i Rritjes, çelësi për integrim europian më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij në nisje të Samitit të Ballkanit Perëndimor,  është ndalur te reformat e rajonit për integrim më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

Kovaçevski deklaroi se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian, është çelësi për një integrim më të shpejtë dhe që rregullon standartet me Bashkimin Evropian.

Duke e konsideruar si tejet të rëndësishëm samitin e sotëm, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një hap kyç për transformimin e ekonomive nacionale me standartet europiane.

“Ky Samit për ne është moment i rëndësishëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin mjaft përfitime në zbatim të këtij plani.

Ky plan paraqet një simbol për reformat e paluhatshme të Ballkanit Perëndimor dhe një hap i rëndësishëm për transformim të ekonomive nacionale me standardet e BE-së. Me planin për rritje vendet e Ballkanit Perëndimor do përshpejtojnë reformat fondamentale duke bërë lidhje me tregun e  përgjithshëm.

Kjo qasje për mbështetje financiale është element kyç dhe shtyllë kryesore ku bazohen gjithë reformat. Plani i zhvillimit për BE, lehtësim që hap dyert për tregjet dhe mallrat.

Çelës për integrim më të shpejtë dhe rregullon standardet me BE-në duke promovuar integrim dhe në BE dhe në rajon.

Kjo strategji për integrim të dyfishtë përshpejton qasjen në BE dhe jep rezultate të mira”, tha Kovaçevski.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›