Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nis pritja e liderëve europian dhe rajonal në Pallatin e Kongreseve

Tirana po mirëpret sot samitin e radhës, atë të BE-Ballkani Perëndimor.
Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 09:30 ka nisur pritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.
E para që mbërriti në tapetin e kuq ishte Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal.
I pranishëm është edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërsa fizikisht në këtë samit mungon kryeministri i Kosovës Albin Kurti. /vizionplus.tv