Sampras: Federer do ta thyeje rekordin tim

“Mendoj se Federer do ta thyeje rekordin tim brenda dy viteve te ardhshme”, ka thene ish legjenda e raketes gjate nje vizite te tij ne Londer ku mori pjese ne turneun e veteraneve “BlackRock”. Per momentin, zviceriani numer 2 ne bote eshte ndalur ne kuoten e 13 titujve Grand Slam te fituar, por gjate koheve te fundit eshte vene re nje renie e dukshme e formes se tij.
Mundesine me te mire per te barazuar rekordin e Sampras ai e kishte ne turneun e Wimbledon ku u mund ne finale nga Rafael Nadal.
Amerikani ka folur edhe per spanjollin, duke e vleresuar talentin e tij. “Nadal do fitoje ende Roland Garros dhe me shume mundesi edhe disa tituj ne Wimbledon. Mund te arrije 10-12 tituj Grand Slam, ndoshta edhe me shume. Nese e mendojme mire, Rafa ka mundesi te fitoje me shume se kushdo tjeter”, perfundoi Sampras.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code