E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanxhaku ne mes te varferise politikes dhe besimit

Me vite te tera ky vend ska mundur te gjeje zgjidhje per problemet politike qe kane rezultuar edhe me humbje te jeteve. Kryeqyteti Novi Pazar dikur qender e kontrabandes se Serbise se Millosheviqit sot eshte bere rajon i tensioneve politike e fetare por edhe i varferise dhe papunesise.

Ne rruget e Novi Pazarit ne shikim te pare gjithcka duket qete - pensionistet shetisin te rinjte mblidhen ne sheshin kryesor te qytetit Ata qe nuk bien me ne sy jane punetoret qe nxitonin per te nisur punen ne fabrikat qe dikur prodhonin xhinse.

Arsyeja eshte e thjeshte - shumica e fabrikave tashme nuk punojne. Pronare te pakte private kane arritur tiu pershtaten rrjedhave ligjore ekonomike. Sipas disa vleresimeve rreth 30 per qind e te rinjve ne Sanxhak jane te papune.

Shumica e qytetareve perballen me standard te ulet te jeteses thote Semiha Kacar nga Keshilli i Sanxhakut per te Drejtat e Njeriut. Pozita ne te cilen gjendet Sanxhaku eshte pasoje e neglizhences se rajonit e cila zgjat me se dy dekada thote ajo.

Edhe gjate kohes se ish-Jugosllavise kjo zone ishte lene pas dore. Fatkeqesisht perberja shumetnike e popullsise ne vend qe te ishte nje reference per zhvillim ajo sishte kurre dicka e tille thote Kacar.

Jo shume kohe me pare tregun e Novi Pazarit cdo dite e vizitonin mijera njerez nga te gjitha anet e Serbise

Njeri nga shitesit me pervoje disavjecare ne kete vend tregon se si kane ndryshuar koherat. Mallrat dikur vinin nga Turqia ndersa te tjerat prodhoheshin ketu kepucet xhinset bluzat Cdo e dyta shtepi kishte makine thote ai.

Keshtu ishte ne kohen e sanksioneve ne kohen kur nuk kishte tatime dhe arka fiskale. Sot eshte tjeter situate - malli kryesisht vjen nga Kosova kufiri i se ciles eshte rreth 20 kilometra larg Novi Pazarit. Kufiri me Kosoven nuk ka ndonje problem serioz per tu shfrytezuar. Kjo eshte nje pike qe sic thuhet nuk eshte ende nen kontroll. Ndersa kufijte tjere ka kohe qe nuk kalohen aq lehte si dikur.

Kriza ekonomike ne tregun e Novi Pazarit eshte lehte e dukshme. Jemi pa pune. Ne byro jemi regjistruar te kater anetaret e familjes. Nje kohe dhe nje krize te tille nuk i mbaj ne mend thote nje grua 45-vjecare.

Mundesite ekonomike jane nje nga shkaqet e paqendrueshmerise ne Sanxhak. Kete e konfirmon dhe ministri per pakica dhe te drejta te njeriut ne Qeverine e Serbise Svetozar Cipliq. Sigurisht ekonomia eshte themeli i cdo te mire por mund te jete edhe shkak i te keqijave. Situata e rende ekonomike sidomos ne Sanxhak mund te prodhoje edhe probleme politike thote Cipliq.

Ai mendon se hapja e ceshtjeve politike do te pengohej vetem atehere kur do te zgjidheshin problemet ekonomike dhe kur do te investohej me shume ne Sanxhak. Te vetedijshem se krizat nuk ndodhin pa ndonje shkak qytetaret ne Sanxhak fajesojne shtetin per moskrijimin e nje ambienti te favorshem ekonomik. Kjo nga ana tjeter ka thelluar edhe me shume mosbesimin e popullates boshnjake ne autoritetet beogradase. /REL/START/

2010-10-06 1431

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›