Sarah Berisha me partner të ri? Regjisori Altin Basha sqaron mungesën e Bes Kallakut

Në ekranin e RTSH nis spektakli I humorit ‘Kosherja’. Regjisori i njohur Altin Basha ishte i ftuar i Ermal Peçit në ‘Më prit në fundjavë’ ku tregoi detajet e reja të lidhura me premierën dhe javët në vijim.
Basha zbuloi se Sarës do t’i bashkëngjiten në moderim çdo javë personazhe të njohur ndërsa hapja i është besuar Dejvis Xherahut. Ermali e pyet për aktorin Bes Kallaku dhe mungesën e tij këtë sezon.
‘Bëre shumë mirë që më pyete Ermal. Kemi pasur bashkëpunim fantastik. Besi ka meritat e veta tek ‘Kosherja’. Mungesa ka të bëjë vetëm me impenjimet personale e profesionale të tij’.
Nga ana tjetër Sarah Berisha ndau me Ermalin emocionet e premierës duke thënë se si gjithmonë është kritikja e vetes dhe se do përpiqet të bëjë maksimumin. A është DJ PM pranë saj këto momente?
‘Kur u shkëputëm u mërzita shumë, edhe ai. DJ PM e priti shumë mirë rifillimin, është i lumtur për mua’- tha Sarah gjatë programit ‘Më prit në fundjavë’.
/rtsh.al/