Sarajevë, bllokohen 7 prona të Naser Kelmendit

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka bllokuar 7 prona të paluajtshme të biznesmenit kosovar, të arrestuar në Kosovë, Naser Kelmendi. Ndër patundshmëritë e bllokuara është edhe hoteli “Casa Grande” në Ilixhe. Vendimi i gjykatës po ashtu ka të bëjë edhe me dy banesa në Sarajevë dhe katër shtëpi me parcela, të cilat gjenden në lagjet e Sarajevës “Hrasnica” dhe “Butmir”, transmeton KTV raportimet e medieve të Sarajevës.
Prokuroria e Bosnjës dyshon se Kelmendi është udhëheqësi kryesor i grupit kriminal që është marrë me tregti droge dhe vrasje. Në bazë të fletarrestit të lëshuar nga Interpoli vitin e kaluar, Kelmendi është arrestuar më 5 maj nga Policia e Kosovës dhe atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji./Indeksonline/