E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Banesa e kthyer në lavanderi merr flakë, zjarrëfiksja parandalon rrezikun e përhapjes së zjarrit në pallat

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në katin e pestë të një pallati në qendër të qytetit, përballë ish -shtëpisë së lindjes.

Banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi.

Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet zjarrfikëse dhe në kohë rekord kanë bërë shuarjen e zjarrit duke penguar kështu përhapjen e tij në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë masë elektrike.

Po hetohet për të zbardhur shkakun e rënies të këtij zjarri që nëse nuk do ishte arritur në kohë nga shërbimet zjarrfikëse do të kishte qënë i rrezikshëm për banesat e tjera në pallatin pesëkatësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›