E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/ Plagoset me thikë në gjoks 42-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 ku një 42-vjeçar i identifikuar si O.M., është plagosur me mjet prerës në zonën e gjoksit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›