E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande bllokohen mbi 170 rrenje bime narkotike

Mbi 170 rrenje kanabis sativa te paketuara u bllokuan sot ne segmentin rrugor Metoq-Cuke 4 km ne periferi te Sarandes nderkohe qe nje shtetas eshte shpallur ne kerkim.
Sipas policise lokale bimet narkotike te paketuara dhe te mbeshtjella me leter natriban ne 5 canta ishin fshehur ne bagazhin e automjetit tip Benz me targa gjermane BN 760 B dhe kishin destinacion Greqine saktesuan burimet e mesiperme.

Policia thekson se drejtuesi i automjetit emri i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi u largua nga vendngjarja ne momentin e bllokimit te lendes narkotike.

Gjate ketij viti Policia e Sarandes ka zhvilluar shtate operacione kunder trafikut te droges duke bere te mundur bllokimin e rreth 1.5 tone marihuane si dhe arrestimin ne flagrance te 15 shtetasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›