Sarande konfiskohen 127 kg kanabis

Arkiv Policia në qytetin e Sarandës ka sekuestruar mëngjesin e së martës një sasi prej 127 kilogramësh lënde narkotike të tipit kanabis sativa.
Sipas informacioneve të fundit, sasia e drogës është gjetur në një makinë me targa Tirane, drejtuesi i të cilës është arrestuar.
Autoritetet policore lokale njoftojnë se personi në fjalë është një qytetar nga Fieri, i cili e kishte fshehur drogën në bagazhin e automjetit.
Burimet shtojnë më tej se agjentët e seksionit të anti-drogës po zhvillojnë hetime për të zbardhur itinerarin e lëndës narkotike dhe destinacionin e saj.
Javën e kaluar policia e Tiranës dhe njësia speciale operacionale goditën një grup që u kap gjatë tentativës për të futur në Tiranë ngarkesë kanabis sativa, i destinuar për t’u shpërndarë në tregun e brendshëm të kryeqytetit.
Katër persona u arrestuan në kushtet e flagrancës pas aplikimeve të metodave speciale të hetimit, mes të cilave përgjime telefonike, vëzhgim me agjentë dhe filmime në distancë. Në përfundim të operacionit policor u kapën me 120 kilogramë lëndë narkotike e të njëjtit lloj.
Po javën e kaluar, mbrëmjen e së shtunës, policia maqedonase konfiskoi 10 kilogramë heroinë me cilësi të lartë në vendkalimin kufitar të Qafë-Thanës, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Grabitet tregtarja malazeze
Nje shtetase malazeze vjec me profesion tregtare është grabitur me dhune sapo ka kaluar doganën e Hanit të Hotit në vendin e quajtur Vukpalaj.
Korcë, rritet kriminaliteti gjate 2011
Një 86-vjecare nga fshati Poloskë i Devollit ka mbetur viktimë e një grabitje të ndodhur në banesën ku jetonte. Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 28 Nëntori”, në ambientet e një lokali te llotarive sportive, ku 49-vjeçari, Vasil Kanani ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbit që ka marrë në bark.
Ku ndryshojnë konkluzionet
Gjykata e Lartë vendosi të mos marrë parasysh ekspertizën e parë të videos Meta-Prifti, të kryer nga një ekspert nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ia ngarkuar këtë tre ekspertëve shqiptarë. Patos, drejtori vidhte Ujësjellësin
Disa herë rresht qyteti i Patosit ka mbetur pa ujë të pijshëm sepse kablli elektrik që furnizonte pompat e Ujësjellësit vidhej.
Lajmet kryesore
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Maxhoranca voton kundër kandidaturës së Shehut
Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Referendumi në Greqi, ulje në bursat europiane