E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande mbytet 18-vjecari

Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e premte, pasi është mbytur në ujërat e detit Jon. Sipas policisë, i riu është mbytur në afërsi të Kanalit të Çukës, në Sarandë. Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimës dhe nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së tij, ndërkohë që po hetohet për ngjarjen.

Policia e qytetit të Sarandës ka informuar se 18-vjeçari është identifikuar pak çaste pas momentin që është njoftuar për mbytjen e tij si Ardis Xhelili, nga Gjirokastra.

Mësohet se i riu kishte shkuar në Sarandë për punë dhe për një moment është futur në ujë të lahej, prej nga nuk ka arritur të dalë më. Ndërkohë, policia dhe polumbarët e forcave RENEA kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë të 18-vjeçarit nga ujërat e detit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›