E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande termet 41 balle nuk ka deme

Një tërmet prej 4.1 ballësh i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë dhe bregdetin jugor të vendit.

Dridhjet e tokës janë ndjerë rreth orës 08:04, ndërkohë që epiqendra ka qenë 14 km në perëndim të Sarandës në detin Jon.

Thellësia e tërmetit ka qenë 13 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në Korfuz. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët, në Sarandë dhe Ksamil, të cilët kanë dalë jashtë banesave. Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›