E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, tritol në hyrje të një diskoje, dëmtohet edhe një restorant

SARANDE – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Sarandën mëngjesin e sotëm. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një sasi tritoli është vendosur në hyrje të një diskoje në lagjen numër 1 të qytetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se tritoli ka shpërthyer rreth orës 06:00, vetëm gjysmë ore pasi diskoja ishte mbyllur dhe njerëzit ishin larguar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.

Ndërkaq, sipas policisë, nga shpërthimi është dëmtuar edhe një restorant që ndodhej pranë diskos ku u vendos tritoli.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›