E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: Plani për ringritjen ekonomike

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi ka njoftuar se do të paraqesë një plan për ringritjen e aktivitetit ekonomik. "Për më pak se 10 ditë do të vëmë në zbatim një plan ringritjeje të plotë për t'i bërë ballë vështirësive që ka hasur industria e makinave dhe për riforcimin e aktivitetit ekonomik", ka deklaruar Sarkozi. Presidenti francez njoftoi javën e kaluar se shteti do të punonte për një plan ringritjeje në lidhje me infrastrukturën franceze. Lidhur me rekomandimet nga G20-a, Komisioni Europian duhet të paraqesë të mërkurën propozimet e tij lidhur me një plan prej 130 miliardë eurosh për ringritjen e ekonomisë së Bashkimit Europian. Këto propozime duhet të inkuadrohen në plane të ndryshme për të mënjanuar krizën ekonomike. Së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Sarkozy konfirmoi ditën e hënë se Franca dhe Gjermania nuk do të lejonin rënien e industrisë së makinave europiane, e cila u godit rëndë nga kriza globale financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›