E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi rrezikon samitin e G20-es

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi do te kerkoje nje transformim te vertete te rregullave financiare nderkombetare kete jave ne samitin e G20-es ne Londer. Sipas nje zedhenesi te kreut te Elizese, Sarkozi mund te braktise takimin nese nuk do t’i plotesohen kerkesat e tij.

“Presidenti Sarkozi mendon se ky samit ka nje rendesi shume te madhe per te gjithe boten”, eshte shprehur zedhenesi i liderit francez, Jean-David Levitte.

“Ne nuk mund te deshtojme”, shtoi ai.

Lideret e 19 shteteve dhe te Bashkimit Evropian do te takohen te merkuren ne Londer ku ne qender te bisedimeve pritet te jete dalja nga kriza financiare globale.

Sipas CNN-it, Sarkozi mund te braktise samitin ose ta nderprese ate nese nuk ndjen se anetaret kane synime serioze ne ndryshimin e rregullave financiare.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›