E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: BE, veprim te kordinuar kunder krizes

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili ka edhe presidencen e radhes te BE-se, ka deklaruar se nje pergjigje e perbashket do te rrise ekonomine dhe Bashkimi Evropian do te ndermarre nje veprim te bashkerenduar per te dale nga kriza financiare globale.

“Cdokush duhet te kuptoje se veprimet e kordinuara kane me shume shans per sukses. Pak nga pak ky bashkepunim eshte duke u zbatuar ne terren”, eshte shprehur Sarkozy per gazetaret pas nje seminari ne juglindje te Frances.

“Franca dhe Presidenca Evropiane jane duke punuar per kete aksion te perbashket kunder krizes dhe ne oret ne vijim do te kemi rezultate konkrete”, shtoi ai.

Ne nje deklarate te perbashket me Gjermanine, Sarkozi deklaroi sot ne mbremje se eshte rene dakord per veprime te koordinuara kunder krizes.

Ne te njejten linje mendimi ka qene edhe kryeministri britanik Gordon Brown.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›