Sarkozy përshëndet Putin pas fitores në zgjedhjet presidenciale ruse
PARIS- Nicolas Sarkozy i ka shkruar Vladimir Putinit për t'i shprehur urimet e tij pas fitores në zgjedhjet presidenciale ruse dhe e inkurajo përzemërsisht për të vazhduar punën për modernizimin demokratik dhe ekonomik të Rusisë, njoftoi dje Elysee.
''Parisi dhe Moska kanë lidhje të ngushta në dobi të përfitimeve të tyre të përbashkëta'', shkruan gjithashtu presidenti në këtë letër, dërguar presidentit të sapozgjedhur, Putin.
"E vlerësoj rëndësinë e këtij partneriteti dhe dialogun tonë që duhet të sjellë marrëdhënie dypalëshe më të dendura dhe një marrëdhënie më të fortë me Bashkimin Evropian.
(d.b/BalkanWeb)