Sarkozy prova te reja per financim nga Gaddafi

Thellohet skandali rreth ish-Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, mbi pranimin e financimeve të paligjshme nga ana e diktatorit Muammar Gaddafi.
Fondet e kolonelit, për të cilin Sarkozy kontribuoi par largimin dhe eventualisht vrasjen prej kryengritësve libianë në 2011-n, i shërbyen ish-presidentit për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2007. Moftah Missouri, ish-përkthyes i Gaddafit, tha të enjten për mediat ndërkombëtare se ishte prezent personalisht, kur koloneli i premtoi dhurimin e 20 milionë dollarëve për fushatën. Një pretendim i tillë është ngritur më parë edhe nga një prej djemve të Gaddafit. Në një intervistë që do të transmetohet e plotë mbrëmjen e së enjtes nga “TV France 1”, Missouri pretendon se premtimi i Gaddafit u përmbush, pasi vetë diktatori i konfirmoi disa ditë më pas trasnferimin e 20 milionë dollarëve për Sarkozy. / Top Channel