E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sassoli: Sot më shumë se kurrë Ballkani Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë

Sot më shumë se kurrë procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë dhe është koha për të kapërcyer vonesat dhe bllokimet aktuale, deklaroi presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli në një letër dërguar presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel me rastin e samitit të sotëm në Slloveni.

“Parlamenti Evropian është gati të punojë për t’i dhënë një shtysë të re zgjerimit të BE–së me Ballkanin Perëndimor. Një Evropë vërtet gjeopolitike duhet fillojë nga kufijtë tanë, me miqtë tanë më të ngushtë, me të cilët ne ndajmë të njëjtën gjë nga ana kulturore dhe historike, atë të identitetit evropian. Duke pasur një kontinent paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë do të përfitonin të gjithë qytetarët evropian뒒, theksoi Sassoli.

‘’Ky vrull i ri mund të ketë vetëm një efekt pozitiv në rajon dhe mund të kontribuojë në transformimin e tij demokracisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Prandaj duhet të jemi të gatshëm në procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor, në varësi të përparimit dhe ambicieve të tyre’’, apeloi ai.

‘’Çdo vonesë ose hezitim i mëtejshëm rrezikon të inkurajojë të tjerët që dëshirojnë të fitojnë ndikim në rajon. Procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë të bazohet në pajtueshmëri me kriteret e anëtarësimit’’, nënvizoi ai.

‘’Vendet e Ballkanit Perëndimorët duhet të kryejnë reforma, duke njohur dialogun dhe ndërtimin e konsensusit, ku liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë thelbësore në çdo demokraci. Po aq të rëndësishme janë edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.  Vlerat dhe parimet themelore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian duhet të mbeten drita që udhëheq rrugën e çdo vendi drejt aderimit ”, përfundon presidenti Sassoli./ ANSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›