Sauk, protesta përujin, Bare i PS: Qeveria të reagojë
TIRANE- Partia Socialiste solidarizohet me qytetarët e Saukut të cilët sot në mëngjes bllokuan për 30 minuta aksin nacional Tiranë- Elbasan. Ata protestuan për mungesën e ujit të pijshëm prej gati 2 javësh në këtë zonë.
Deputeti socialist Besnik Bare u ndodh pranë protestuesve mëngjesin e sotëm për tu bashkuar me indinjatën e qytetarëve.
“I bëj apel Sali Berishës, nëse një apo dy ditë do të mungonte uji I pijshëm në shtëpinë e tij cfarë do të bënte ai? Cfarë do të bënin politikanët shqiptarë nëse do u mungonte uji për një ose dy ditë, për këta banorë uji mungon prej gati një muaji. ”- tha deputeti Bare.
Deputeti socialist Besnik Bare u shpreh se kjo gjendje është e papranueshme, dhe qeveria duhet të reagojë menjëhere.. “Mendoni që Shqiëpria ndodhet pranë buimeve të jashtëzakonshme ujore, dhe vlerësohet për këtë gjë, dhe nga ana tjetër, në zonën më të urbanizuar, kjo qeveri nuk arrin të furnizojë me ujë. Solidariohem dhe bashkohem me indinjatën e këtyre banorëve të cilët shpesh i kemi parë me bidonë dhe karroca dore duke mbajtur ujë. Bëj apel për të krijuar të gjitha përgjegjësitë.“- tha Bare.
Deputeti socialist tha shumë banorë paguajnë ujin e pijshëm dhe dënimi për ata që nuk paguajnë ujin nuk duhet të bëhet në bllok.
(s.g/BalkanWeb)