E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scarlett Johansson e Eva Longoria, pro Obama-s për abortin (VIDEO)

Tri aktoret e famshme Eva Longoria, Kerry Washington e Scarlett Johansson, janë shfaqur në një video për të mbështetur fushatën presidenciale të Barak Obama-s. Ato janë kundër kandidatit republikan Romney, veçanërisht për çështjen e abortit, që kundërshtohet fort nga ana e këtij të fundit. Aktoret kanë ftuar votuesit amerikanë që të njihen mirë me qëllimet e Romney kundër abortit, duke qenë se do të kufizonte femrat që nuk duan të lindin për shkak të arsyeve të shumta. Aborti është një nga çështjet më të ndjeshme në SHBA dhe mbështetet fort nga Obama, ndërkohë që Romney e kundërshton atë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›