E Enjte, 5 Nëntor 2026

Scholz: Përgjegjësia për falimentimin e ”Wirecard” nuk është e qeverisë

Hetimi gjerman për falimentimin tronditës të kompanisë së pagesave ”Wirecard” arrin sot në kulmin e tij, kur kancelares Angela Merkel i duhet të paraqitet para komitetit parlamentar të hetimit.

Por, ministri i Financave, Olaf Scholz deklaroi se “përgjegjësia për këtë mashtrim në shkallë të gjerë nuk është e qeverisë gjermane”.

”Çdo mendim se qeveria ose rregullatorët e kishin mbrojtur ‘Wirecard’ janë përralla absurde”, theksoi ai.

”Merkel kishte mbështetur ‘Wirecard’ gjatë një vizite në Kinë në muajin shtator 2019, por aktualisht nuk ishte në dijeni të ndonjë parregullsie”, theksoi një zëdhënës.

”Wirecard”, e renditur në indeksin gjerman të DAX të kompanive kryesore, pranoi në qershor të vitit të kaluar se ndoshta nuk kishte asete prej 1,9 miliardë eurosh (2,3 miliardë dollarë)./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›