E Enjte, 5 Nëntor 2026

Scholz dhe Biden bisedë telefonike

Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, zhvilloi një bisedë telefonike me  presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e uroi për emërimin e tij. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se të dy udhëheqësit riafirmuan lidhjet e ngushta midis Berlinit dhe Uashingtonit, duke shprehur synimin e për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis aleatëve. ‘’Ata ranë dakord se miqësia transatlantike ishte thelbësore për të kapërcyer sfidat aktuale dhe të ardhshme’’, shtoi Hebestreit. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se “Biden theksoi mbështetjen e tij për marrëdhëniet solide me Gjermaninë dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin transatlantik”. Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dy diskutuan sfidat globale, si ndryshimi i klimës dhe pandemia e koronavirusit, si dhe dislokimi i trupave ruse në kufirin ukrainas. Scholz dhe Biden u takuan virtualisht në “Samitin për Demokraci” të organizuar nga SHBA.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›