E Martë, 3 Nëntor 2026

Scholz nga Tirana vizitë solidariteti në Izrael

Kancelari gjerman Olaf Sholc ( Olaf Scholz ) mbërrin të martën në Izraelit në një vizitës solidariteti pas sulmit terrorist të Hamasit të organizuar nga Rripi i Gazës, njofton ATSH.

”Është e rëndësishme për mua të shpreh solidaritetin ndaj Izraelit”, deklaroi Sholc në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Berlinit të organizuar për herë të parë jashtë BE.  ”Kjo është e rëndësishme për Izraelin dhe popullin e tij” shtoi ai.

Sholc është kreu i parë i një qeverie aleate që udhëton në Izrael që nga sulmi 10 ditë më parë.

Ai pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kancelari gjerman tha se dëshironte të diskutonte situatën në zonën e luftës dhe si të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Kjo presupozon bisedime të mira, ndër të tjera, edhe me shumë shtete të tjera në rajon. Është thjesht një çështje e komunikimit të vazhdueshëm me të gjithë dhe zhvillimit të një perspektive që parandalon një përshkallëzim të tillë”, shtoi ai.

Bisedimet pritet të fokusohen në lirimin e rreth 200 pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë disa gjermanë dhe përpjekjet për të parandaluar një konflikt në rajon.

Zoti Sholc do të fluturojë edhe në Egjipt për të takuar presidentin Abdel Fattah al-Sissi.

Sipas ATSH

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›