E Diel, 1 Nëntor 2026

Scot më theu zemrën, por smund të jetoj pa të

Helen Flanagan ka treguar se si i dashuri i saj Scott Sinclair i ka thyer asaj zemrën, por ajo është e bindur se nuk mund të jetoje pa të.

Gjithmonë kam qenë e dashuruar në Scot edhe pse javët e fundit më kishte thyer zemrën. Dua që të jemi sërish së bashku. Thjesht dua të jem e lumtur sërish. Ne kaluam kohë të ndarë për të sqaruar gjërat por ndjenjat e mia për të nuk kanë ndryshuar, ka thënë ajo për tabloidin The Sun.

22 vjeçarja dhe Scott ishin ndarë muajin e kaluar kur ishte zbuluar se futbollisti 24 vjeçar i Manchester City kishte shkëmbyer mesazhe me prezantuesen televizive Donatella Panayiotou.

Flanagan është e bindur se lidhja e saj ishte e bazuar në dashuri dhe se do të kalojnë ç do vështirësi për të qenë së bashku. Ajo ka fajësuar punën dhe kohën e paktë që kanë për të kaluar me njëri-tjetrin si arsyen e problemeve në marrëdhënien e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›