E Enjte, 5 Nëntor 2026

“S’do ndodhte pa vullnetin e PS”, Rama me shqiptarët në SHBA: Drejtësia e re, me ndihmën e SHBA dhe BE

SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me shqiptarët në SHBA, tha se drejtësia e re nuk do kishte marrë jetë pa vullnetin e PS dhe pa ndihmën e SHBA dhe të Bashkimit Evropian.

Ai tha se opozita ishte kundër reformës në drejtësi, por të detyruar nga presioni i SHBA, erdhën në Parlament dhe dhanë votën e tyre, edhe pse nuk e donin atë.

“SHBA dhe BE, edhe ata na shikonin me dyshim, a ishim serioz dhe a do t’i shkonim deri në fund kësaj përpjekjeje. Kundërshtarët e reformës në drejtësi, ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë, erdhën në Parlamenti dhe ngritën dorën, për ta miratuar reformën, por kokën e mbanin ulur dhe deri te zbatimi i saj, është përpjekja historike që po jep frytet e veta dhe që nuk do të ndodhte pa vullnetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Mbështetja e partnerëve në SHBA dhe në Bruksel ishte e domosdoshme, por pa vendosmërinë tonë, për ta shembur pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe për ta tërhequra pushtetin politik nga oborri i pushtetit gjyqësor, kurrë dhe asnjëherë, drejtësia e re nuk mund të merrte jetë”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›