E Diel, 1 Nëntor 2026

Së paku 45 të vrarë në sulmet ajrore në Pakistan

Islamabad, 1 shtator – Së paku 45 persona janë vrarë në sulmet ajrore që kishin cak militantët në veriperëndim të Pakistanit, njoftuan zyrtarët e sigurisë.

Familjarët e militantëve ishin në mesin e të vrarëve në rajonin fisnor Khyber, raporton BBC.

Aeroplanët luftarakë pakistanezë sulmuan caqet në luginën Tirah, prej nga po përgatiteshin sulme vetëvrasëse, njoftuan zyrtarët.

Pakistani ka shtuar sulmet afër kufirit afgan në muajt e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›