E Diel, 1 Nëntor 2026

Së shpejti, do kemi internet në hapësirë dhe në Mars

Ky është projekti që kanë ndërmarë dy kompanitë e fuqishme Si Google dhe SpaceX. Mësohet se, ato kanë ndërmend të investojnë një shumë prej 1 miliardë dollarësh që të mundesojnë mbulimin e gjithë planetit me internet.

Elon Musk themeluesi i Space X , kishte hedhur idenë e ndërtimit të 700 satelitëve që nga nëntori i vitit të kaluar. Ata do të hidheshin në orbitë për të mundesuar lidhjen online të të gjithë popullsisë botërore. Musk, njihet edhe për idetë e tij për ndertimin e një baze humane në Mars si dhe ndërtimin e një treni supersonic “Hyperloop”.

Musk ka arritur të sigurojë mbeshtetjen e kompanis “Google” e cila do të financojë projektin me rreth 1 miliard dollarë. Projekt, i cili do të mundësojë internet për më shumë se 3 miliard banorë. Ai nuk ndalet me kaq, ka shfaqur gjithashtu edhe idenë e konolizimit të Marsit duke dëshiruar të dërgojë satellite për të mundësuar lidhje online, e më vonë zhvendosjen e njërzve nëpërmjet trenave “Hyperloop”. “Ky eshte nje projekti i së ardhmes pasi kostoja për këtë shkonte rreth 15 miliard dollarë”-shprehet Musk.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›