Së shpejti edhe një raund i ri bisedimesh Kosovë-Serbi?
Në Bruksel, së shpejti, do të mbahet raundi i ri i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqçshkruajnë mediat serbe, duke cituar burimet e tyre diplomatike.
Këtë herë, sipas tyre, dialogu do ti kushtohet zbatimit të marrëveshjes Prishtinë-Beograd.
Tanjug citon burimet diplomatike ti kenë thënë se në Bruksel janë të ndërgjegjshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar, saqë nuk mund të zgjidhet në nivelin e grupeve të punës, prandaj është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut në nivel të lartë.
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka konfimruar këtë informacion në mënyrë të tërthortë.
U jam ofruar palëve të marrin pjesë jo vetëm në zbatimin e marrëveshjes, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme, ka thënë Ashton pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së.
Data e këtij raundi të dialogut nuk është caktuar ende.