Seanca e jashtëzakonshme për presidentin, Kurti: Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, të pestat në 16 muaj

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca, ndërsa opozita mungon.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti u shpreh se, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do të ishin të pestat në 16 muaj.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje mesatarisht. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë.
Akuzat se VV ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie ën marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme.”