E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Seanca në Apel, tallet Kryemadhi: Punë e madhe se m’i morën vilat! Do jetoj në çadër si ata të tërmetit

Në Apelin e GJKKO u shqyrtua sot ankimi i Monika Kryemadhit për dy vilat e vendosura në sekuestro në rezidencën Kodra e Diellit. Vendimi pritet të shpallet nesër në 11:00, ndërkohë që Kryemadhi në një prononcim për mediat tha se çështje do ta ndjekë deri në Strasburg.

Do të ndjek të gjithë procedurat ligjore, jam e  bindur që kjo çështje do të përfundojë në Strasburg.

Kryemadhi: 5 min para se të futesha në gjyq 10 policë kanë zbarkuar në drenë e shtëpisë time. Ishte skenar interesant ndoshta për të krijuar presion psikologjik, mund të jetë edhe rastësi. U kam thënë që jam në gjyq dhe erdhën ditën tjetër, u vendos procesverbali, u firmos, erdhën përfaqësues të agjencisë së sekuestro. A është e ligjshme prona? Po i tha prokurori, por ne mendojmë se këta duhet të dalin nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Problem i madh, në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti.

Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›