Seanca në GJKKO për Belerin, Dule: Duhet të ushtrojë detyrën, mosbetimi i tij është në shkelje flagrante

Do të mbahet këtë të enjte (14 shtator) seanca paraprake ndaj kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.
I pranishëm në seancë do të jetë dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili në një prononcim para mediave, ka deklaruar se mosbetimi i Fredi Belerit është në shkelje flagrante.
Dule theksoi se Beleri duhet të lejohet që të betohet dhe të ushtrojë detyrën për të cilën e zgjodhën qytetarët e Himarës.
“Avokatët kërkojnë pushimi e çështjes pasi sipas tyre provat nuk janë sipas ligjit. Beleri duhet të betohet. Mosbetimi i tij është në shkelje flagrante. Është momenti që Beleri të lejohet të ushtrojë detyrat”, tha Dule.
Fredi Beleri u arrestua në 12 maj, ndërsa më 14 maj u mbajtën zgjedhjet vendore, nga të cilat ai u zgjodh si kryebashkiak.
/rtsh.al/