Seanca parlamentare Kosovë-Shqipëri pritet t’i bëjë bashkë Ramën e Kurtin

PRISHTINË, 16 dhjetor/ATSH/ Salla e seancave plenare e Kuvendit të Kosovës do të pres të premten deputetët e Shqipërisë të cilët do të bashkohen në mbledhjen e dy kuvendeve.
Të dy vendet kanë për synim agjendën e përbashkët evropiane. Në këtë mbledhje, të pranishëm pritet të jenë edhe kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.
Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës.
Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. /Kosoapress/