E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seanca plenare – Betohen dy deputetët e rinj të PSD, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku

Seanca e sotme plenare (16 tetor) ka nisur me shqyrtimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dhënien e mandateve të deputetëve të Kuvendit, Besnik Brahimit dhe Shkurt Laskut, kandidatë të listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate.

Brahimi dhe Lasku kryen betimin në Kuvend për marrjen e detyrës së ligjvënësit pas vakancave të krijuara nga lënia e mandateve prej deputetëve Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

“Betohem me nderin tim se do kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin dhe do iu bindem kushtetutës e ligjeve, do mbroj lirinë e pavarësinë e Shqipërisë dhe do punoj me gjithë fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim”, u betuan dy deputetët e rinj në përgjigje të formulës së lexuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›