Seanca plenare në Kuvend, përplasje midis Klevis Jahaj dhe Gazmend Bardhit

Deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj, mori fjalën në nisje të seancës plenare në Kuvend për të folur për zonën që përfaqëson, por hasi në kundërshtimin e opozitës, pasi Gazment Bardhi i kërkoi Niko Peleshit të merrte fjalën për procedurë.
Klevis Jahaj: Kjo seancë është nga më të rëndësishmet sepse sot kemi mundësi të tregojmë zërin e qytetarëv edhe mbështetësve. Kam shansin që sot të flas për Mallakastrën, për ato punë që janë bërë.
Gazment Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!
Klevis Jahaj: Është shumë e rëndësishme se po flas për Mallakastrën, prandaj duhet të dëgjosh pak.