E Diel, 1 Nëntor 2026

Seancë e përshpejtuar në Kuvend për Bordin e Paqes, PD do të jetë në Kuvend! SMS për deputetët

PD ka thirrur me urgjencë deputetët në mbledhje grupin mëngjesin e së enjtes, pak minuta pasi Kuvendi ka njoftuar thirrjen e seancës plenre ku do të diskutohet marrëveshja em SHBA që e bën Shqipërinë anëtare të Bordit të Paqes.

Sipas njoftimit të PD, edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet në seancë të përshpejtuar projektvendmi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata do të marrin pjesë në seancë.

Mesazhi drejtuar deputetëve:

Të nderuar kolegë,

Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar në seli, lidhur me seancën e sapo njoftuar plenare.

Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njëriu që nërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbëshetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.

Lutem të sigurohet pjesëmarrja! Faleminderit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›